Donadoni në Kinë

Futboll

Donadoni në Kinë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:15
Donadoni në Kinë

Pas një viti pushim, Roberto Donadoni i rikthehet trajningut, këtë herë nga Kina e largët, ku ka nënshkruar me skuadrën e Shenzhen FC.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi kinez në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thuhet se Donadoni ka mbërritur në Kinë dhe është gati të fillojë aventurën, për të zëvendësuar spanjollin Juan Caro.

Roberto Donadoni ka një CV mjaft të pasur si trajner në Itali, ku përveç kombëtares, ka drejtuar edhe ekipe si Livorno, Genoa, Napoli, Parma, Cagliari e Bologna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat