Samiri humb jetën tragjikisht

Futboll

Samiri humb jetën tragjikisht

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:24
Samiri humb jetën tragjikisht

Bota e futbollit, Bosnje e Hercegovina në veçanti, janë shokuar edhe njëherë për shkak të humbjes së jetë në mënyrë tragjike të futbollistëve.

Vetëm pak ditë pasi vdiq futbollisti i skuadrës Radnik të Bijelinës, është publikuar lajmi tjetër i dhimbshëm, që bën të ditur humbjen tragjike të jetës së futbollistit Samir Dizdareviç, anëtar i skuadrës Slëoga nga Bosanska Otoka.

Detajet e tragjedisë nuk janë bërë të ditura, por skuadra në Facebook ka njoftuar për vdekjen e tij.

“Ende jemi të shokuar, sepse kemi marrë lajmin që sulmuesi ynë Samir Dizdareviç është zhvendosur në botën tjetër. Për çfarë njeriu dhe futbollisti bëhet fjalë mjafton të kujtohet kontributi dhe sjelljet e tij gjatë pesë vjetëve sa barti fanellën e skuadrës sonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e skuadrës boshnjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat