Teuta ka arritur marrëveshjen me Xhemalajn

Futboll

Teuta ka arritur marrëveshjen me Xhemalajn

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:34
Teuta ka arritur marrëveshjen me Xhemalajn

Drejtuesit e klubit të Teutës kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin 30-vjeçar Orjan Xhemalaj, i cili ka bërë prezantimin me durrsakët dhe do të vihen menjëherë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi.

Ky i fundit është rritur në ekipet e moshave të durrsakëve, madje bëri edhe debutimin në Superiore me ta, teksa në vitet 2007-2011, u aktivizua për 48 ndeshje.

Më pas 30-vjeçari luajti për një sezon me Dinamon, dy me Kamzën dhe prej vitit 2015 ishte pjesë e Erzenit të Shijakut, ndërsa tashmë rikthehet sërish aty ku e nisi me futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat