A kishte apo jo bomba në makinat e Messit e Suarezit

Futboll

A kishte apo jo bomba në makinat e Messit e Suarezit

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:05
Bomba në makinat e Messit e Suarezit?

Një telefonatë ka ndezur menjëherë alarmin tek policia e Barcelonës, në aeroportin e El Prat, ku u njoftua se dy bomba ishin vendosura në makinat e Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Forcat e sigurisë, së bashku me qentë e tyre kanë shkuar për të kryer kontrollin e nevojshëm dhe ka rezultuar se alarmi ka qenë fals.

Sepse nuk u konstatua asgjë, në asnjërën prej makinave të dy futbollistëve.

Makinat e dy sulmuesve të Barcelonës ndodhen në parkingun e aeroportit të El Prat, aty ku do t’i merrnin pasi të ktheheshin nga Ibiza më 31 korrik (Suarez) dhe 4 gusht (Messi), duke qenë se kanë marrë pjesë në një festë të madhe me familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat