Plas te Liverpooli

Futboll

Plas te Liverpooli

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:44
Plas te Liverpooli

Virgil van Dijk ka zbuluar se ai dhe Jurgen Klopp kishin një përplasje mendimesh gjatë humbjes 3:0 të Liverpoolit nga Napolii.

Kampionët e europes u mposhtën nga skuadra e Carlo Ancelottit gjatë një ndeshje para-sezonale, ku më përpara kishin mundur Tranmere dhe Bradford, por humbën nga Borussia Dortmund, Sevilla dhe tani Napoli, dhe me një barazim kundër Sporting Lisbonës.

Pasi Napoli realizoi golin e epërsisë 1-0 përmes Lorenzo Insigne, holandezi, 28 vjeç, pati një grindje me trajnerin gjerman.

I pyetur se çfarë kishte të bënte me incidentin, Van Dijk i tha Mail: "Vetëm gjëra… midis meje dhe tij"."Nuk është e nevojshme të zbulohet se çfarë. Unë mendoj se të gjithë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin".'Ndonjëherë ju duhet t’i tregoni dikujt të vërtetën, kështu është”, tha qendërmbrojtësi i "Të Kuqëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat