Serbët dhe klubi fantom mburren me gjeneratën e artë të shqiptarëve 

Futboll

Serbët dhe klubi fantom mburren me gjeneratën e artë të shqiptarëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2019 Në ora: 17:04
Serbët dhe klubi fantom mburren me këtë gjeneratën e artë të shqiptarëve 

Çudi se jo mahi. Serbia nuk e ka fort dert të manipulojë opinionin dhe te thur gënjeshtra të pakripura, kinse Trepça që ata e kanë aktualisht, e cila është fantome, sipas tyre është e themeluar në vitin 1932!

Një shkrim i botuar në një farë gazete serbe me autor Ivan Radulloviq, pa fije turpi, shkruan mes rreshtave për Trepçën e gjeneratës së artë, që ajo Trepçë e vitit 1977 nuk ka asgjë lidhje me këtë Trepçën fantome. 

Ajo Trepçë e vitit 1977 është Trepça që ka selinë në stadiumin “Adem Jashari” dhe jo në Zveçan as nuk ka lidhje me Trepçën fantome të Milan Radojçiqit!

Aty përmenden si gjeneratë e artë edhe ish futbollistët shqiptarë, faktikisht nuk i takojnë kësaj Trepçe fantome, si Fisnik Ademi,  Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Hasan Shasivari, Adnan Zeqiri, Rafet Prekazi, Vehadin Ajeti, Sabit Dallku.

Prandaj në at shkrim shkruajnë se kjo gjeneratë e artë është futur në elitën ish jugosllave në vitin 1977 dhe sipas tyre në vitin 2017 u kremtua 85 vjetori i themelimit të këtij klubit.
Rrenat serbe nuk kanë të ndalur si gjithmonë dhe është e turpshme që të mburren me emrat e gjeneratës së artë që nuk kanë asgjë me këtë farë Trepçe të dirigjuar nga Beogradi dhe Radojçiqi.

Trepça e vërtet është Trepça e themeluar në vitin 1932 që ka drejtor sportiv Ajet Shoshollin dhe që garon në ligën e parë të Republikës së Kosovës.

Image

Ky farë shkrimi i një gazete serbe, me rrena të pakripura

Ditë me parë, Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dhënë fjalën, se klubet serbe si Trepça fantome dhe Mokra Gora, nuk mund të garojnë në territor të Kosovës në kuadër të Kampionatit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat