Argjentina rinovon me Scalonin

Futboll

Argjentina rinovon me Scalonin

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:55
Lionel Scaloni

Përfaqësuesja argjentinase ka rinovuar me trajnerin Lionel Scaloni, këtë e ka konfirmuar Federata Argjentinase e Futbollit.

Tekniku nuk i ka rregulluar problemet e mëdha të Argjentinës, por do ti jepet më tepër kohë pasi ka bërë një punë të mirë në rindërtimin e skuadrës.

“Komiteti ekzekutiv i AFA ka zgjedhur ditën e sotme të vazhdojë me Lionel Scalonin si trajneri i Argjentinës për kualifikueset e Katar 2020, që do të nisin vitin tjetër” thuhej në njoftimin e federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat