Esat Mehmeti: Një këshillë për portier

Futboll

Esat Mehmeti: Një këshillë për portier

Nga: K. Goca Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:30
Esat Mehmeti: Një këshillë për portier

Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ka një këshillë për portierët e Kosovës. Mehmeti është ish portier i njohur, tha se portieri në zonë është Zot. 

“Një këshillë për portier...

Portieri në zonën e 16-metërshit është Zot... Komandon lojtarët e vet, me një zë të lartë e frikësues për kundërshtarin! Intervenimet e para të portierit duhet të janë të rrufeshme.

Kur kundërshtari ekzekuton gjuajtje nga këndi (korner) nga ana e majtë të portës e djathta e kundërshtarit - me këmbën e djathtë, portieri duhet të vendoset jashtë porte 5-6 metra, në mënyrë intervenoj, e kontrolloi sa ma shumë hapësirë... Gjithashtu veprohet edhe nga këndi i majtë me këmbë të majtë, në të kundërtën me këmbë të majtë nga ana e djathtë dhe me këmbë të djathtë nga ana e djathtë e portës portier del nga porta 2-3 metra, vendoset në mesin e portës me krah përball portës tjetër e me shikim nga ekzekutomi...

Kur kundërshtari hynë në zonën e 16 metra, portieri duhet të përgatitet duke u krrylosur me duar e kokë para, e jo me këmbë e pjesa e trupit mbetet pas!? duke shkurtuar këndin...

Portieri është çelësi i suksesit për ekipin e vet, shumë herë 50% i suksesit apo i mossuksesit!
Për përmirësim e avancim nevojitet punë profesionale që nuk varet prej portieri, po prej ekspertit”, shkruan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat