“UEFA Calculator” ka një përshkrim interesant edhe për Kosovën

Futboll

“UEFA Calculator” ka një përshkrim interesant edhe për Kosovën

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:17
“UEFA Calculator” ka një përshkrim interesant edhe për Kosovën

“UEFA Calculator”, e cila merret me statistikat e kompeticioneve evropiane, njofton se ekipet e katër shteteve, Kosova, San Marino, Gjibraltari dhe Maqedonia veriore janë eliminuar nga garat evropiane ende pa filluar muaji gusht.

“Tashmë kemi 4 vende komplet të eliminuara nga kompeticionet evropiane dhe ende as që ka nisur muaji gusht. San Marino, Kosova, Gjibraltari e Maqedonia Veriore, të gjitha janë të mbaruara.

Madje, San Marino dështoi ta fitonte ndonjë pikë për herë të parë që nga sezoni 2016/17”, shkruan “UEFA Calculator” në grupin e saj zyrtar në rrjetin social, Twitter,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat