Alarm te Reali

Futboll

Alarm te Reali

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:23
Alarm te Reali

Është thjesht futboll veror, nuk ka ndonjë vlerë të veçantë, por ndoshta edhe kaq i parëndësishëm nuk është. Reali i Madridit po zhvillon një periudhë përgatitore që nuk ka entuziazmuar askënd, skuadra ka shfaqur probleme të qarta përshtatjeje dhe prurjet e reja ende nuk janë shkrirë me pjesën tjetër të skuadrës, për më shumë që janë regjistruar 5 dëmtime, kur ende duhet të vijë vërshëllima e parë zyrtare e sezonit.

Humbja në gjysmëfinalen e Audi Cup ndaj Tottenhamit ishtë një sinjal i fortë alarmi, skuadra nuk po ia del të ketë një fizionomi të vetën dhe kjo është evidentuar edhe për një pjesë të mirë të sezonit të shkuar pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Nga 17 Shkurti në 21 ndeshje, duke përfshirë edhe miqësoret , “Los Blancos” kanë fituar vetëm 7 prej tyre duke u dorëzuar në 11 takime.

Pa diskutim një bilanc që nuk i qëndron mirë kostumit të një klubi 13 herë kamion i Europës.

Zidane i rikthyer në stol në fundin e sezonit të kaluar ende nuk ka zgjidhur disa probleme të brendshme, si çështja “Bale” apo edhe ajo e James Rodriguez. Kampionati spanjoll do të hapë dyert më 16 gusht dhe nëse situata nuk lëviz në kahun e duhur, atëherë vështirë që të jemi dëshmitarë të një Reali konkurrues në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat