Shkatërroi Realin, por Simeone nuk ngopet: “Bëmë shumë gabime!”

Futboll

Shkatërroi Realin, por Simeone nuk ngopet: “Bëmë shumë gabime!”

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 23:31
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone nuk ka të ngopur. Sikur të mos mjaftonte disfata e thellë dhe e rëndë që i shkaktoi ekipit rival historik, Real Madrid, trajneri argjentinas i colchoneros, Simeone, në një intervistë për “ESPN” gjen vend për të kritikuar ekipin e tij.

“Kundër Real Madrid kemi bërë shumë gabime, tre gola të pësuar në një ndeshje janë shumë. Gjithsesi kemi bërë shumë gjëra pozitive. Joao Felix, si të gjithë futbollistët e rinj po punon në mënyrën më të mirë të mundshme për t’u përmirësuar”, deklaroi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat