Malcom më i vlefshmi, Barça arkëton 134 milionë nga shitja e lojtarëve

Futboll

Malcom më i vlefshmi, Barça arkëton 134 milionë nga shitja e lojtarëve

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:33
Barça

Me shitjen e konfirmuar të Malcolm te Zenit Shën Petersburg për 40 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë variablash, Barça ka arkëtuar 134.5 milionë euro, që nga hapja e merkatos verore. Kjo shumë është produkt i shtatë operacioneve të transferimit, në dalje.

Shitja e Malcom është, deri më sot, ajo që ka sjellë më shumë para në klubin blaugrana, duke dalë mbi atë që ishte më fitimprurësja e kësaj vere, transferimi i Jasper Cillessen te Valencia për 35 milionë euro. 

André Gomes e vijon renditjen e kësaj liste i treti, për të cilin Everton ka bërë efektive klauzolën e blerjes së parashikuar prej 25 milionë euro. Këto janë shitje të lojtarëve nga ekipi i parë, ndërkohë që Barcelona ka realizuar edhe tri transferime në dalje të filialit të saj, duke marrë disa milionë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat