Ademi e ka vendos, luftë po por Shumadija, Mladi Radnik, Lloznica jo më...

Futboll

Ademi e ka vendos, luftë po por Shumadija, Mladi Radnik, Lloznica jo më...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:53
Ademi e ka vendos, luftë po por Shumadija, Mladi Radnik, Lloznica jo më...

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka vendos se do të ketë luftë për drejtësi sipas ligjeve të shtetit tonë, që mos të lejohen klubet nga Serbia të futen në territorin e Kosovës dhe t’i zhvillojnë garat e tyre.

Mokra Gora nga Zubin Potoku po ashtu edhe Trepça fantome, kjo e fundit drejtohet nga Milan Radojçiq, që garojnë në kuadër të Ligës së Tretë të Serbisë-Grupi i Perëndimit, si duket po iu vije fundi që në shtetin e Kosovës të luajnë në kuadër të Serbisë.

Mokra Gora nuk i njeh institucionet e Kosovës ashtu edhe Trepça fantome dhe vazhdojnë të luajnë nën Flamurin e Serbisë dhe me dirigjim të Beogradit.

Por Ademi është më i vendosur se kurrë, ka vendos t’i ndalë një herë e përgjithmonë këtë pisllëq serb, duke garuar në territorin tonë.

As Lloznica, as Borci i Çaçakut, as Shumadija nga Arangjellovci, as Mladi Radnik nga Pozharevci etj. nuk duhet lejuar të futen më në Kosovë.

Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat