Alarmi, rreziku numër një për futbollin janë... futbollistët

Futboll

Alarmi, rreziku numër një për futbollin janë... futbollistët

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:23
Matthijs de Ligt

Rriten rrogat. Të paktën për futbollistët. Të marrim rastin e Matthijs de Ligt, mbrojtësi i ri i Juventus. Ai është transferuar para pak javësh te bardhezinjtë dhe është futbollisti i dytë më i paguar i skuadrës pas Ronaldo-s (31 milionë euro) me 7,5 milionë euro në sezon, por që mund të shkojnë deri në 12 për shkak të bonuseve të ndryshëm.

Ka qenë kjo rrogë që ka bërë diferencën në garën me Barcelona-n për holandezin. Le të marrim edhe rastin e Alexis Sanchez, numri 7 i Manchester United, i cili fiton 2.2 milionë euro... në javë! Me një klauzolë që i garanton 85 mijë euro më shumë për çdo ndeshje të luajtur. Rroga që rriten dhe hanë të ardhurat e futbollit.

Alarm i kuq - Siç ka shkruar sot "Corriere della Sera", për futbollin italian ka rënë alarmi i kuq: për çdo 100 euro të fituara, 67 përdoren për të paguar futbollistët. Kështu, 67% e të ardhurave të futbollit italian përfundojnë në xhepat e futbollistëve. Raporti më i keq i 5 kampionateve kryesore të Europës.

La liga - Duke patur parasysh gjithmonë 5 kampionatet kryesore të Europës, rrogat e futbollistëve kalojnë shifrën e 9 miliardë eurove. Rroga që do të rriten akoma më shumë, duke parë si po shkon merkato edhe në këtë sezon. Rroga që gllabërojnë 60% të të ardhurave totale të industrisë së futbollit. Rroga që po rriten në Spanjë më shumë se kudo tjetër dhe që rrezikojnë të rriten akoma më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat