Prezantohet te Vllaznia

Futboll

Prezantohet te Vllaznia

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:31
Behar Ramadani

Pasi doli në stërvitje me Vllazninë, Behar Ramadani është zyrtarizuar te skuadra shkodrane. Mesfushori 29-vjeçar është prezantuar këtë të enjte para mediave nga klubi shkodran. Ramadani rikthehet te skuadra ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist, pikërisht te Vllaznia. Me kuqeblutë ai ka luajtur edhe në sezonin 2013-2014, për t’u larguar më pas drejt Tërbunit. Ish kapiteni i Luftëtarit ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, ndërsa në fjalët e tij të para si lojtar i Vllaznisë, Ramadani ushfaq shumë i lumtur.

“Normalisht gjithmonë rikthimet janë të bukura, aq më tepër kur kthehem tek këto ngjyra me të cilat jam rritur. Tashmë nuk ka më kohë për fjalë, çdo gjë duhet t’ia lëmë kohës dhe t’i futemi punës dhe të mundohemi për të dhënë më të mirën për këtë fanellë dhe për qytetin. Ndoshta ka qenë edhe çështje fati që nuk kam luajtur shumë në Shkodër”, është shprehur Ramadani.

“Tek Luftëtari ka qenë shtëpia ime e dytë, e kam kaluar shumë mirë, atje kam kaluar vitet më të bukura të karrierës time i kam kaluar në atë qytet të mrekullueshëm.

Sa i takon Vllaznisë vërtetë që kam dhënë shumë pak për të, kështu erdhën rrethanat por shpresoj që këtë vit të jap më tepër dhe të arrijmë ato objektiva që ka klubi.Tek Vllaznia shoh që ka ndryshime, ka ardhur trajner i ri, po vijnë lojtarë të rinj dhe ajo që mund të them unë është se do të jap maksimumin tim. Sa u takon tifozëve, ata jo këtë vit por historikisht kanë treguar se i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar dhe ato gjithmonë kanë kërkuar më pas një Vllazni sa më të mirë, konkurrente për titull dhe jo më për pjesët e tjera të kampionatit”, ka përfunduar Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat