Fiorentina po vazhdon negociatat me Interin

Futboll

Fiorentina po vazhdon negociatat me Interin

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:48
Naingolan

Fiorentina po vazhdon negociatat me Interin për mesfushorin belg Raxha Naingolan. Sipas "Sky Sport", skuadrat kanë arritur një akord me njëra-tjetrën për transferimin e lojtarit në Firence.

Daniele Prade është takuar me agjentin e lojtarit, Alesandro Beltrami duke rënë dakord për një lëvizje të "Ninxhës".

Vetë lojtarit i pëlqen ideja për të luajtur në skuadrën e Montelës, pasi nuk e sheh veten në planet e Antonio Kontes, i cili ia ka bërë të qartë lojtarit se nuk do të jetë pjesë e projektit të klubit për sezonin e ri.

Në ditët në vazhdim pritet që Naingolan t’i bashkohet skuadrës vjollcë për të nisur një aventurë të re pas dështimit tek Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat