Simeone: Nuk shikoj asnjë ngjashmëri mes Felix dhe Ronaldo

Futboll

Simeone: Nuk shikoj asnjë ngjashmëri mes Felix dhe Ronaldo

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:12
Diego Simeone

Në përfundim të ndeshjes së fituar kundër yjeve të MLS-së, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka komentuar paraqitjen e lojtarëve të tij dhe gjendjen e skuadrës. Siç ka bërë të ditur "Mundo Deportivo", trajneri i madrilenëve ka folur edhe për merkaton.

Fitorja 3-0 e ka kënaqur argjentinasin: "Jam argëtuar, kemi treguar gjera të mira. Në pjesën e parë kemi kaluar në avantazh dhe në të dytën jemi mbrojtur mirë kur kundërshtari ka shkuar afër golit të barazimit".

"Këto ndeshje na shërbejnë për të përmirësuar gjendjen e skuadrës. Jam i kënaqur për të rinjtë. Joao Felix po përmirësohet, ashtu si Hermoso, nuk është e lehtë të përshtatesh me të rinjtë, duhet të jemi të bashkuar në prag të sezonit që na pret, do të jetë e vështirë".

Në lidhje me blerje ose shitje të tjera të mundshme: "Nuk ka qetësi deri në mbylljen e merkatos. Gjithçka mund të ndodhë. Nuk kemi një organikë shumë të kompletuar për momentin. Ka lojtarë të rinj në ekipin e parë dhe për këtë arsye duket e kompletuar, por nuk është. Do të presim fundin  e merkatos për të parë kush vjen dhe kush do të marrë vendin e atyre që mund të largohen".

Në fund, një koment për Joao Felix: "I ngjashëm me Cristiano Ronaldo-n? Nuk shikoj asnjë ngjashmëri", ka thënë shkurt Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat