“Asgjë e vërtetë, përhapni lajme të rreme", Kovac shpërthen ndaj gazetarëve

Futboll

“Asgjë e vërtetë, përhapni lajme të rreme", Kovac shpërthen ndaj gazetarëve

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:11
Niko Kovac

Raportet se Bayern Munich kanë rënë dakord për të nënshkruar me Leon Bailey nga Bayer Leverkusen janë hedhur poshtë si "jo të vërteta" nga trajneri i kampionëve të Bundesligës, Niko Kovac. Bavarezët kanë qenë të lidhur me 21-vjeçarin disa herë, gjatë muajve të fundit, teksa “Transfermarkt” pohoi këto ditë se palët kanë rënë dakord për termat personalë, pasi zhvilluan bisedime gjatë fundjavës së kaluar. Sidoqoftë, Kovac u ndje i detyruar ta mohonte një transferim të tillë të afërt, duke insistuar se nuk ka asnjë të vërtetë në thashethemet e fundit nga gazetarët: 

"Unë nuk jam përgjegjës për transferimet, por më duhet të them diçka lidhur me këtë. E gjykoj jashtëzakonisht të çuditshëm faktin se si e bëni diçka të vërtetë, kur ajo nuk ndodh. Ju thjesht mund të thoni diçka, por nuk është e vërtetë. Nëse shkruani diçka të tillë, duhet të keni prova të pamohueshme. Përndryshe, nuk mund ta përhapni atë lajm. Unë do t'ju kërkoja ta kontrollonit vërtetësinë e asaj që keni shkruar për këtë rast. Nuk është asgjë e vërtetë, është lajm i rremë".

Bailey, i cili u bashkua me Leverkusen nga KRC Genk në vitin 2017, ka shënuar 17 gola në 83 ndeshje të luajtura me skuadrën gjermane. Ai është i lidhur me Leverkusen deri më 2023, pasi ka nënshkruar një marrëveshje të re në gushtin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat