Hetohet Ronaldo

Futboll

Hetohet Ronaldo

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:55
Hetohet Ronaldo

Policia e Seulit raportohet se i ka filluar hetimet për ta zbuluar nëse Cristiano Ronaldo i shkeli rregullat e Koresë së Jugut duke mos luajtur në ndeshjen miqësore të Juventusit kundër All-Stars të K League.

TheFasta, që e organizoi këtë ndeshje miqësore, e kërcënoi me padi ligjore Juventusin që nuk e futi në lojë Cristiano Ronaldon, përkundër që përmes kontratës ishte i obliguar ta bëjë këtë gjë,.

Tifozët e Koresë së Jugut pastaj ngritën edhe vetë padi, duke pretenduar se i meritojnë të paktën nga 50 euro.

Tani, e përditshmja spanjolle, AS, raporton se Policia e Seulit i ka filluar hetimet për ta kuptuar nëse Ronaldo e ka kryer ndonjë krim me të vërtetë, duke mos luajtur në këtë ndeshje miqësore.

Megjithatë, TheFasta dhe K League argumentojnë se ata nuk ishin të informuar për këtë gjë paraprakisht.

Përkundër hetimeve, Ronaldo nuk pritet të udhëtojë në Kore të Jugut për t’u marrë në pyetje. Për më tepër, AS shton Interpoli nuk duhet të ndërhyje në këtë çështje, pasi që dënimi i Ronaldos nuk do të jetë më shumë sesa një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat