Ja stadiumet në Kosovë që luajnë klubet nga Serbia!

Futboll

Ja stadiumet në Kosovë që luajnë klubet nga Serbia!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:25
Zubin Potok

Disa klubet serbe veprojnë në Kosovë dhe garojnë në kuadër të Serbisë në futboll.

Skandaloze është që Mokra Gora nga Zubin Potoku dhe Trepça fantome, do të garojnë në Ligën e Tretë të Serbisë, grupi i perëndimit!

Image

Stadiumi Zhitkovc të Zveçanit

Mokra Gora, Trepça fantome dhe shumë klube tjera, nuk e njohin shtetin e Kosovës, por luajnë në shtetin tonë me klubet nga Çaçaku, Pozharevci, Kragujevci, Arangjellovci, Smederava, Beogradi, pa u penguar nga askush. 

Mokra Gora ndeshjet si vendas i luan në Zubin Potok, kurse Trepça fantome në Zhitkovc të Zveçanit, kurse në periferi të Prishtinës është edhe Graçanica dhe luan pa u penguar nga askush.

Prandaj, përmendem si tri stadiume kryesore që i shërbejnë serbëve për garat ilegale me klubet nga Serbia, veçmas Zubin Potoku, Zhitkovc të Zveçanit dhe Graçanica.

Image

Stadiumi në Graçanicë

Duhet theksuar se sot, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës, si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat