Tension i lartë mes Barcelonës dhe PSG-së

Futboll

Tension i lartë mes Barcelonës dhe PSG-së

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:31
Tension i lartë mes Barcelonës dhe PSG-së

Tension i lartë mes Barcelonës dhe PSG-së për Neymar. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, braziliani Neymar ka marrë vendimin për të mos luajtur më asnjë ndeshje miqësore me PSG, të paktën deri më datë 2 shtator, ditën që mbyllet edhe afati kalimtar i futbollistëve.

“Sport” në shkrimin e publikuar prej saj, flet për një marrëveshje mes lojtarit dhe Barcelonës  për të insistuar për t’u larguar nga klubi francez, të cilët nuk lëvizin nga kërkesa e tyre për 300 milionë euro për kartonin e futbollistit.Por, braziliani është i pathyeshëm në vullnetin e tij për tu rikthyer në “Camp Nou” dhe Barcelona shpreson që vullneti i lojtarit të sjell ulje të pretendimeve të klubit parisien, çka ka tensionuar jo pak drejtuesit e PSG.  Ndërkohë që e përditshmja francezë “L’Equip”, në një shkrim të publikuar sot, lidhur me situatën e Neymar, nënvizon se si PSG nuk asnjë qëllim për të pranuar transferimin e sulmuesit pa u plotësuar kërkesa e saj, prej 300 milionë eurosh.

Për skuadrën e Ligues 1 situata po bëhet e papranueshme dhe është duke krijuar shumë probleme. Së pari për të ardhurat e klubit, që pësuan humbje nga mos pjesëmarrja e Neymar në turneun miqësorë aziatik, pasi në kontratat e sigluara nga klubi PSG, parashikohej aktivizimi i tij.Po ashtu, problem është dhe menaxhimi i skuadrës, pasi kolegët e Neymar, duan qartësi për skuadrën që do jetë PSG sezonin e ardhshëm dhe shumëçka varet nga e ardhmja e futbollistit brazilian.

Sipas “L’Equip”, pavarësisht gjithçkaje, marrëdhënia e Neymar me teknikun Tuchel është pozitive, edhe pse ky i fundit kërkon qartësi për të ardhmen e anësorit, pasi dhe ai kërkon të dijë se si do të jetë skuadra e sezonit të ardhshëm. “L’Equip”, në fund të shkrimit të saj njofton se pavarësisht presionit të Neymar, për momentin “Barcelona” ende nuk ka formuluar një ofertë zyrtare për futbollistin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat