Real Madridi po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri, dhe Zidan kërkon një përforcim në mesfushë për sezonin e ri.
Duke pasur vështirësi për të transferuar Pol Pogba, madrilenët kanë hedhur sytë nga mesfushor, Dani Van de Bek, i cili aktivizohet tek Ajaksi.
Sipas asaj që shkruan “De Teleegraf”, klubi holandez do të ishte i gatshëm për të pranuar një ofertë prej 50 ose 60 milionë eurosh, për ta lënë të lirë lojtarin, çmim ky shumë herë më i vogël se ai i mesfushorit francez.
Gjithsesi Pogba, është objektivi i parë për Perez, por në rast se kjo dështon atëherë spanjollët do të tentojnë lojtarin e Ajaksin.