Arsenali zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë

Futboll

Arsenali zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:32
Arsenali zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë

Futbollisti Nicolas Pepe bëhet zyrtarisht blerja më e shtrenjtë në histori për Arsenalin. 24-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por i lindur dhe rritur në Francë, iu bashkua “Topçinjve” nga Lille për 72 milionë funte.

Sulmuesi ka nënshkruar me londinezët kontratë 5-vjeçare.

Arsenali do të paguajë fillimisht 20 milionë funte, ndërsa 52 milionë do t’i shlyejë me këste gjatë pesë viteve të ardhshme.

Pepe u bë objektivi kryesor i “Gunners” pas një sezoni shumë të mirë me Lille, duke shënuar 23 gola në 41 ndeshje. 22 gola i ka shënuar në Ligue 1, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas sulmuesin të PSG, Kylian Mbappe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat