Ja cila ndeshje ngre siparin e kampionatit italian

Futboll

Ja cila ndeshje ngre siparin e kampionatit italian

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:50
Ja cila ndeshje ngre siparin e kampionatit italian

Janë përcaktuar datat dhe oraret për ndeshjet e para të Serisë A, për sezonin 2019-2020.

Seria A do të hapë siparin me ndeshjen Parma-Juventus, e cila do të luhet të shtunën e 24 gushtit në orën 18:00. Ditën e shtunë do të luhet edhe një ndeshje tjetër interesante siç është ajo midis Fiorentinës dhe Napolit, e cila do të luhet në “Artemio Franki”, në orën 20:45.

E diela e 25 gushtit do të jetë e mbushur me ndeshje, teksa do të zhvillohen plot 7 sfida.

Ndeshja e parë e së dielës do të jetë ajo midis, Udinezes dhe Milanit, e cila do të zhvillohet në orën 18:00. Gjithashtu të dielën në orën 20:45, do të luhen edhe, Roma-Xhenoa, Kaljari-Breshia,  Helas Verona-Bolonja, Sampdoria-Lacio, Spal-Atalanta dhe Torino- Sasuolo.

Javën e parë të Serisë A do ta mbyllë Interi, të cilët do të luajnë përballë Leçes, të hënën në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat