Barazim në miqësoren mes Gjilanit dhe Drenicës

Futboll

Barazim në miqësoren mes Gjilanit dhe Drenicës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:25
Barazim në miqësoren mes Gjilanit dhe Drenicës

Nga një gol për dyja skuadrat (1:1), ishte epilogu i ndeshjes së sotme, mes Gjilanit dhe Drenicës.

"Miqësorja mes Gjilanit dhe Drenicës e zhvilluar sot në stadiumin " Agim Ramadani-Katana", në Gjilan, ka përfunduar në barazim 1:1.

Ishte skuadra vendase e Gjilanit e cila e krijoj epërsinë në këtë ndeshje.

Një ndërhyrje e palejuar në Bushiq brenda zonës së Drenicës, i dha mundësin futbollistit kroat që nga pika e bardhë e penaltisë të realizoj për 1:0. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Gjilanit.

Drenica golin e barazimit e arriti në pjesën e dytë.Ishte një gabim nga mbrojtja e Gjilanit të cilën mysafirët e shfrytëzuan në maksimum, duke barazuar shifrat në këtë takim, që ishte dhe epilogu final i këtij takimi.

Futbollistët e Gjilanit krijuan edhe disa mundësi të mira shënimi, por në fund sfida mes skuadrave të lartëcekura u mbyll në barazim 1:1.

Kryetrajneri i Gjilanit sot startoi me këtë formacion: Haxhihamza, Kastrati (C), Rapa, Frashëri,
Jackson, Keita Aziz, Useini, Dautaj, Greca, Progni, Bushiq", bëhet e ditur nga FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat