Tottenham rivalizon Man Utd për Bruno Fernandes

Futboll

Tottenham rivalizon Man Utd për Bruno Fernandes

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 22:31
Bruno Fernandes

Skuadra e Tottenham Hotspur është e fundit që i është bashkuar garës për mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Bruno Fernandes lidhet me një kalim të mundshëm tek Manchester United tash e sa kohë, dhe shumë herë është raportuar se ai pritet t’i kryej vetëm testet mjekësore.

Meqë nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga United, në garë për lojtarin është futur edhe Tottenham Hotspur, sipas raportimeve të ‘Sky Sports’.

Bruno nuk duket të jetë prioritet për United, kështu që situatën mund ta shfrytëzojnë Spurs.

Sporting Lisbona e vlerëson lojtarin me rreth 60 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat