Dybala gjithmonë e më afër Man Utd – Këto janë lëvizjet e fundit

Futboll

Dybala gjithmonë e më afër Man Utd – Këto janë lëvizjet e fundit

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 22:40
Paulo Dybala

Paulo Dybala me shumë gjasë sezonin tjetër do ta nis në ‘Old Trafford’.   

Ylli i Juventus është lidhur ngushtë me një largim nga Torino gjatë kësaj vere, dhe destinacioni i ardhshëm i tij pritet të jetë Manchester United.

Raportimet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se negociatat mes ‘djajve të kuq’ dhe ‘zonjës së vjetër’ po vazhdojnë.

Sipas po të njëjtave burime, lojtari nuk do të stërvitet me Juven këtë javë, deri më 5 gusht.

Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e argjentinasit, i cili duket se nuk do të jetë pjesë e planeve të Maurizio Sarri tek Juventus.

Një nga lëvizjet eventuale mund të jetë edhe përfshirja e Romelu Lukaku në shkëmbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat