Lukaku arrin marrëveshje personale me Juventus

Futboll

Lukaku arrin marrëveshje personale me Juventus

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:06
Romelu Lukaku

Ylli i Manchester United, Romelu Lukaku, duket se do të kalojë tek skuadra e Juventus.

   Pas shumë thashethemeve që dërgonin belgun në Serie A, raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Juventus.

Sipas ‘Goal’, Lukaku është pajtuar për një pagë vjetore prej 9 milionë eurove.

Kalimi i belgut në Torino varet edhe nga transferimi i Paulo Dybala tek Manchester United, që gjithashtu thuhet se është afër të ndodh.

Interesim për Lukakun ka pasur edhe nga skuadra e Inter, të cilët duket se mund ta humbin garën në minutat e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat