Ronaldo shet vilën e tij sekrete, s’ka ulje as për… Pepe

Futboll

Ronaldo shet vilën e tij sekrete, s’ka ulje as për… Pepe

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 09:03
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka vendosur të shesë vilën e tij top-secret, por kujt? Shokut dhe mikut të tij të qindra betejave, Pepe. Bëhet fjalë për një mega vilë me vlerë mbi 2 milionë e gjysmë euro, e cila është e aksesueshme vetëm nëpërmjet helikopterit.

Në mbi 5000 m² sipërfaqe, nuk ishte e komplikuar të gjeje hapësirë për një heliport. Për më tepër, shtëpia do të ishte tërësisht e paarritshme në mënyra të tjera, edhe për faktin se është e rrethuar nga një pyll i dendur, pjesë e parkut kombëtar, sikurse raporton tabloidi britanik “The Sun”.

E pajisur ndër të tjera patjetër edhe me Jacuzzi dhe banjo turke, kjo nuk ishte gjithsesi shtëpia e parë e CR7, por vila që portugezi përdorte për të kaluar pushimet e tij në privatësi të plotë. Tashmë është momenti për të hequr dorë prej saj dhe ia shet mikut të tij, mbrojtësit të Portos, Pepe.

Pavarësisht miqësisë mes të dyve, sikurse raporton “Correio de Da Manha”, shtëpia nuk zhvlerësuar dhe as nuk është shitur me çmim të reduktuar. Rreth dy milionë e gjysmë euro, dhe Ronaldo ndihet se nuk ka humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat