Tjetër përplasje Neymar-PSG, braziliani humb edhe 3 milionë euro!

Futboll

Tjetër përplasje Neymar-PSG, braziliani humb edhe 3 milionë euro!

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 10:16
Neymar

Neymar dhe PSG po zhvillojnë luftë të ftohtë mes tyre, duke mos gjetur një rrugë të mesme zgjidhje.

Sipas informacioneve nga Franca, në Kinë janë të inatosur me PSG-në sepse braziliani nuk luajti në asnjë ndeshje miqësore ditët e fundit, nuk u shfaq në asnjë intervistë, nuk bëri asnjë lëvizje komerciale, por e kaloi gjithçka në heshtje.

Te PSG janë të bindur se po të donte Neymar, do të kishte shtrënguar dhëmbët dhe do të kishte luajtur në miqësoret e zhvilluara në Kinë, por ka qenë vetë lojtari që nuk ka preferuar të luajë, me qëllimin për të pritur një ofertë nga Barça për t’u larguar, por klubi francez tashmë do e vërë në pozitë për t’i kërkuar shpjegime për qëndrimin e tij dhe planet e së ardhmes.

Ndërkohë një tjetër informacion ka rrjedhur në media, ku mësohet se 27-vjeçari ka humbur 3 milionë euro nga bonuset e parashikuara në kontratë, thjesht për faktin  se FIFA nuk e zgjodhi në listën e 10 kandidatëve për çmimin “The Best 2019”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat