Formacioni i Prishtinës që ia lëshoi lojën për tre minuta boshnjakëve, tronditi ish Jugosllavinë 

Futboll

Formacioni i Prishtinës që ia lëshoi lojën për tre minuta boshnjakëve, tronditi ish Jugosllavinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2019 Në ora: 12:36
Formacioni i Prishtinës që ia lëshoi lojën për tre minuta boshnjakëve, tronditi ish Jugosllavinë 

E diela e 12 qershorit të vitit 1988 ishte e ngrohtë për të dalë në piknik, por shumë e ftoftë për futbollistët e Prishtinës, që pas pesë viteve e humbën statusin e anëtarit të elitës ish jugosllave!

Tre minuta pa përfunduar takimi, Prishtina kuptoi dallaveren e madhe në Nikshiq, ku Sutjeska ishte marr vesh që të luajë baras 2:2 me Cërvena Zvezdën e Beogradit, se i mjaftonte sipas matematikës së tyre për të mbetur në ligë, kurse Zvezda bëhej kampione!

Ndodhi ajo që pak kush e priste në stadiumin e Prishtinës, kur disa nga futbollistët e Prishtinës e kuptuan se fitorja 2:0 nuk iu bën punë për të mbetur në ligë, rezultatin 2:0 në minutën e 88-të në favor të vetin, e  shndërruan në 2:3 për Çelikun e Zenicës.

Mbi shtatë mijë shikues u shtangën në stadiumin e Prishtinës.

Muharrem Sahiti në minutën e 32-të dhe Dragan Lepinjica në atë të 74-tën shënuan për Prishtinën, por për tre minuta ndërroi gjithçka.  

Gollubica shënon në minutën e 88-të, Fillesh në atë të 89-tën dhe Ratkoviq në minutën e 90-të, duke i siguruar fitoren e madhe me 2:3 Çelikut, që mbetet në ligë, por Sutjeska së bashku me Prishtinën bien nga liga. 

Formacioni i Prishtinës që luajti kundër Çelikut:  Shukri Paçarada, Gani Llapashtica, Isa Sadriu (Sadik Rrahmani), Sahit Kelmendi, Xhevdet Muriqi, Goran Popuvac, Muharrem Sahiti, Mensur Nexhipi (Miodrag Çirkoviqi), Dragan Lepinjica, Fahredin Duraku dhe Kujtim Shala.

Image

Sporti i Rilindjes 1988

Prishtina ia lëshoi lojën për tre minuta Çelikut, ndeshje që tronditi  ish Jugosllavinë. Më pas disa lojtarë të Prishtinës u dënuan me nga 6 muaj mos drejt loje dhe ekipi me minus 6 pikë në Ligën e parë B (Liga e Dytë Unike) si dhe Çeliku po ashtu me minus 6 pikë në elitën e futbollit ish jugosllav.  

Kryetrajner i Prishtinës ka qenë Josip Duvançiç, i cili mbahet mend që e mori në qafë klubin kryeqytetas, sidomos kur në javën e 19-të në Prishtinë e kishte futur në lojë Dragi Kaliçanin, duke rënë të tre golat për Cërvena Zvezdën në pjesën e parë. Zvezda kishte fituar në Prishtinë me 3:2 në pranverën e vitit 1988.  

Krejt në fund, Prishtina-Çeliku, ndeshje që nuk harrohet, sepse për tre minuta Prishtina ia lëshoi lojën boshnjakëve në inati të Sutjeskës dhe C. Zvezdës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat