Vit i errët për skuadrat shqiptare

Futboll

Vit i errët për skuadrat shqiptare

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:00

Ky edicion për ekipet shqiptare ka rezultuar një dështim për të gjitha. Katër skuadrat e Shqipërisë, dy të Kosovës dhe dy në Maqedoni, nuk kanë shkuar më tej sesa turi i dytë i Europa Ligës.

Partizani, Feronikeli dhe Shkëndija e nisën në Ligën e Kampioneve dhe pasi u eliminuan atje, u rikthyen që të luanin në Ligën e Europës.

Asnjëra prej tyre nuk ia doli që të bënte një hap madhor për të shkuar drejt turit të tretë të këtij kompeticioni, çka nënkuptonte më shumë të ardhura në arkat e klubeve dhe një mundësi për të synuar fazën “Play Off”.

Në Ligën e Europës, Kukësi, Teuta dhe Laçi u eliminuan që në raundin e parë. Prishtina dhe Shkupi, gjithashtu, nuk ia dolën që të shkonin gjatë në kompeticionet europiane. Nga dje, trevat mbarëshqiptare nuk kanë më një ekip që konkurron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat