Sane është objektivi i parë i Bayernit

Futboll

Sane është objektivi i parë i Bayernit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:18
Sane është objektivi i parë i Bayernit

Leroy Sane te Bayerni për një shifër rekord për arkat e klubit bavarez që kap shifrën e 100 milionë eurove, ishte ky lajmi i bujshëm që raportuan mediat gjermane pasditen e së enjtes duke treguar edhe disa detaje të tjera të marrëveshjes, por asnjë prej këtyre lajmeve nuk është i vërtetë pasi vetë klubi i Bayernit ka dalë me një komunikatë zytare ku mohon të ketë arritur marrëveshjen me Manchester City-n dhe me vetë lojtarin.

Një deklaratë kjo e klubit bavarez që ka zhgënjyer tifozët të cilët presin me padurim një sulmues të madh krahu në skuadër që do të mbulonte sadopak largimet e dy legjendave Robben dhe Ribery.

Sane është objektivi i parë i Bayernit, në merkato por nëse nuk arrihet marrëveshja me Manchester City-n deri në datën 8 gusht kur mbyllet merkato në Premier League, kampionët e Gjermanisë mund të shikojnë edhe për alternativa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat