Manchester Utd transferon mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Futboll

Manchester Utd transferon mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 17:14
Harry Maguire

Manchester United dhe Leicester City kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin anglez, Harry Maguire.

Sipas medieve në Angli, Man Utd është pajtuar të paguajë çmimin e vendosur nga ish kampionët anglez prej 93 milionë, duke e bërë mbrojtësin 26 vjeçar më të shtrenjtin në histori të futbollit.

Maguire do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me djajtë e kuq dhe ditë në vijim do të kryejë testet mjekësore.

Mbrojtësi anglez para se të transferohej në Leicester City, ishte pjesë e Hull Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat