Legjenda braziliane uron talentin shqiptar për aventurën e re në Spanjë

Futboll

Legjenda braziliane uron talentin shqiptar për aventurën e re në Spanjë

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 18:29
Legjenda braziliane uron talentin shqiptar për aventurën e re në Spanjë

Talenti i Shpresave të Shqipërisë, Kleandro Lleshi, kartoni i të cilit zotërohet nga Leganesi, do të luajë këtë sezon si i huazuar tek ekipi i ligës së dytë spanjolle, Fuenlabrada.

Por, një urim të veçantë për këtë kalim, Lleshi ka marrë edhe nga një legjendë e futbollit, si Roberto Carlos. Nëpërmjet një video, që 19-vjeçari e ka postuar vetë në profilin e tij në “Instagram”, legjenda braziliane i uron fat lojtarit shqiptar në aventurën e tij të re.

“Përshëndetje Kleandro. Jam Roberto Carlos. Të dërgoj një përqafim dhe të uroj fat tek Fuenlabrada. Të uroj gjithë të mirat” – shprehej Roberto Karlos në mesazhin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat