Nainggolan: Do t’ia vërtetojë Interit se ishin gabim

Futboll

Nainggolan: Do t’ia vërtetojë Interit se ishin gabim

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 22:49
Radja Nainggolan

Mesfushori i cili luan me kombëtaren e Belgjikës, Radja Nainggolan, ka premtuar se do të ketë paraqitje të mrekullueshme me Cagliari, për t’i dëshmuar Interit se janë gabim.

Nainggolan do të transferohet tek Cagliari, ku do të kalojë një sezon në formë huazimi, pasi nuk është pjesë e planeve të Conte.

“Jam i lumtur të kthehem në shtëpi. Kam bërë një zgjedhje” ka thënë Nainggolan.

“Tani do të sfidojë vetën, të kthehem dhe të dëshmoj se skuadra e Inter ishte gabim që më larguan” ka thënë tutje belgu.

Lojtari pritet të fillojë stërvitjet me Cagliari gjatë vikendit, para testeve mjekësore që do të kryhen të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat