Biznese ilegale, shmangie të tatimeve – shteti i Brazilit e dënon rënd Ronaldinhon

Futboll

Biznese ilegale, shmangie të tatimeve – shteti i Brazilit e dënon rënd Ronaldinhon

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 00:31
Ronaldinho

Ronaldinho thuhet se është dënuar nga shteti i Brazilit për shmangie të tatimeve.

Sipas mediave braziliane, legjenda e Barcelonës është dënuar nga autoritet e vendit të tij për shmangie të taksave dhe vonesë të pagesës në tatime.

39-vjeçari thuhet se është gjobitur me dy milionë euro si dhe i janë bllokuar 57 asetet nga shteti amerikano-latin.

Ronaldinho po ashtu nuk do të ketë të drejt të dalë jashtë vendit, pasi i është marrë pasaporta dhe janë duke u zhvilluar hetime më të detajuara.

Problemet për ish-anëtarin e Milanit filluan në vitin 2014, atëherë kur u pensionua nga futbolli, pasi tentoi të futej në botën e biznesit.

Tani nga shteti i Brazilit thuhet se i janë konfiskuar edhe disa vila dhe prona të tjera, shkaku i vonesave në taksa dhe disa biznese ilegale.

Avokati i Ronaldinho mohoi që pasuritë e lojtarit të ishin nën kufizime, por i tha Folha de S.Paulo që ai nuk mund të komentojë detajet e çështjes për shkak të vendimit të sekretit gjyqësor.

Ai ishte dy herë lojtari i vitit kur luajti për Barcelonën dhe ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002.

Ylli tjetër i Brazilit, Cafu, gjithashtu ka pasur probleme të ngjashme me pagimin e borxheve, pasi i kanë sekuestruar pasuritë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat