Puyol propozon treshen e ëndrrave në drejtimin e Barcelonës

Futboll

Puyol propozon treshen e ëndrrave në drejtimin e Barcelonës

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 06:08
Carles Puyo

Carles Puyol bëri një përmbledhje të gjerë të karrierës së tij të enjten, në një intervistë për TV3. Ish-kapiteni katalanas zbuloi anekdota të rëndësishme të kohës së tij te Barça dhe theksoi disa nga çelësat, që mund të shenjojnë të ardhmen e tij profesionale. Sa për të, figura e Pep Guardiolës del si një çelës në historinë e Barçës: “Ka dy Guardiola për Barçën, para dhe pas lënies së futbollit prej tij. Disa prej nesh e njihnin atë si partner dhe kapiten në fushë, pastaj e provuam edhe si trajner. Ai na ka bindur me pasionin që përcjell, por gjëja më e rëndësishme është se gjërat që ai thotë të ndodhin realisht, ndaj të bën ta ndjekësh symbyllurazi. Me të kam përjetuar pjesën më të mirë të karrierës sime. Sapo kishim fituar Kampionatin Europian me Luis Aragonés dhe arritëm te Barça. Takimi me një trajner si Pep dhe atë grup lojtarësh ishte një gjë spektakolare”.

Përkundër këtij admirimi për Pep, Puyol nuk e harron trajnerin, me të cilin debutoi te Barcelona, Luis Van Gaal: "Ai fitoi shumë tituj dhe mori lojtarë të rinj nga akademia, që më vonë bënë histori". As Fran Rijkaard nuk lihet mënjanë nga ish-kapiteni, trajneri që hodhi themelet e Barçës më të mirë në histori: "Ne duhet ta falënderojmë shumë Rijkaard". Ish-kapiteni i Barçës foli edhe për fitimin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut: “Fitimi i Botërorit ka shumë vlerë, por unë mbaj mend si kulm finalen e Ligës së Kampionëve në Paris, sepse Barça është më e rëndësishme se kombëtarja. Ajo që kam ndjerë më shumë dhe ajo që më mbetet në mendje është finalja e Parisit”.

Piqué ishte personi, që e ndryshoi jetën e tij: "Ne si skuadër vinim nga një kohë shumë e ndërlikuar, por ai më mësoi se duhej të kënaqesha dhe të argëtohesha pa e humbur fokusin. Veç futbollit, ai më mësoi se ka edhe jetë tjetër. Me shtynte të dilja për darkë me miqtë, ose kolegët, sidomos pas humbjeve. Kemi pasur shumë diskutime, sepse ai është si vëlla për mua. Ne e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. E kuptonim shumë mirë njëri-tjetrin, brenda dhe jashtë fushës".

Përmes kësaj interviste, ish-kapiteni foli edhe për të ardhmen: "Piqué-president; Xavi-trajner dhe unë drejtor sportiv...? Ju si mendoni, do të bënim mirë? Një treshe ëndrrash, që e njeh me detaje klubin. Sidoqoftë, nuk i ndryshoj dy vitet që kalova në La Masía me asgjë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat