Pulisic largon hijen e Hazard: Jam këtu vetëm për një arsye

Futboll

Pulisic largon hijen e Hazard: Jam këtu vetëm për një arsye

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:40
Eden Hazard

Christian Pulisic ka thënë se nuk ka shkuar te Chelsea për të zëvendësuar Eden Hazard. 

Shitja e Hazard te Real Madrid për 150 milionë euro ka rritur akoma më shumë presionin ndaj Pulisic, me 20-vjeçarin që do të marrë në fushë pikërisht atë vend që është lënë bosh nga ylli belg. 

Gjithsesi, Pulisic ka thënë se ka dëshirë të jetë vetja e tij dhe se është lehtësuar pak pasi arriti të shënonte golat e parë për klubin në fitoren 5-3 të marrë në miqësoren e luajtur kundër Salzburg-ut. 

"Ishte një lehtësim i madh të shënoja golin e parë për Chelsea-n", ka thënë Pulisic. "E ndieja se duhej ta tregoja veten, duke parë se isha një blerje e re. Kisha dëshirë t'u tregoja shokëve të skuadrës se jam në gjendje të luaj edhe unë. Shpresoj ta kem bërë këtë dhe të kem fituar respektin e tyre". 

"Kjo është arsyeja pse jam këtu. Luaj në sulm dhe dua të shënoj gola, dua të ndihmoj me asiste dhe të bëj shumë gjëra të mira. Nuk po mundohem të mbush boshllëkun e krijuar nga largimi i Eden, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë dua të jem unë, të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat