Ronaldo po bind Dybalën të transferohet tek United

Futboll

Ronaldo po bind Dybalën të transferohet tek United

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 10:38
Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala

Cristiano Ronaldo duket se është çelësi i transferimit të Paulo Dybalas te Manchester United, lëvizje që do të zhbllokonte edhe kalimin e Romelu Lukakut në Torino.

Britanikja “Daily Mail” zbulon se pas kthimit të Dybala në Torino të enjten, ai kërkoi këshillën e Ronaldos mbi lëvizjen e mundshme drejt “Old Trafford”. 

Ronaldo mësohet se e ka aprovuar lëvizjen e Dybala për në Manchester, duke i thënë se ai u bë “një kampion” gjatë gjashtë viteve të tij te “Djajtë e Kuq”.

Pikërisht kjo këshillë e një prej lojtarëve më të mirë që ka njohur historia, mund ta shtyjë përfundimisht Dybalan që të pranojë kalimin në Premier League.

Ronaldo, së bashku me drejtorin e klubit Fabio Paratici dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved, mendohet se janë zërat më të fortë në klub, ndaj këshillat e portugezit nuk mund të anashkalohen.

Edhe për blerjen e holandezit Matthijs de Ligt nga Juventusi mendohet se ka ndikuar shumë Ronaldo. Koha e Dybalas tek Juventus ka përfunduar dhe sulmuesi dëshiron të largohet për arsyet e duhura.

Argjentinasi dëshiron ta provojë veten diku tjetër dhe, sipas këshillave të dhëna nga Ronaldo, Manchester është vendi më i mirë për të.

Fjala e CR7 do të ndihmojë të shuajë çdo ndjenjë dyshimi, edhe pse do të donte që të luante në Champions League. Pranimi i ofertës së United do të zhbllokonte transferimin e Lukakut pikërisht te bardhezinjtë.

Maurizio Sarri është një admirues i Lukakut dhe blerja e tij do të ndihmojë në mbushjen e boshllëkut që do të linte Dybala, i cili ka shënuar 78 gola në 182 ndeshje gjatë katër viteve të tij tek Juvja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat