Rrëfehet ylli i Kosovës: Ja pse ika nga Suedia, më thanë...

Futboll

Rrëfehet ylli i Kosovës: Ja pse ika nga Suedia, më thanë...

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:37
Rrëfehet ylli i Kosovës: Ja pse ika nga Suedia, më thanë...

Kur Arbër Zeneli doli në skenë tek Elfsborg, shumë njerëz vlerësuan shpejtësinë e erës dhe qasjen e tij teknike. Shumë parashikuan një të ardhme të ndritshme për këtë futbollist.

Pas eksperiencës 1-vjeçare me ekipin A, ai u largua nga Elfsborg për në Holandë, tek Heerenveen, në verën e vitit 2015.

“Gjithçka shkoi mirë në Holandë për një kohë, por ndjeva se nuk po zhvillohesha, nuk po vijoja të rritem me të njëjtin ritëm si tek Elfsborg”, - thotë Zeneli. Në total luajti 92 ndeshje dhe shënoi 17 gola me fanellën e Heerenveen, para se të transferohej në Francë, te Reims, në dimrin e vitit 2019.

Në Francë, Zeneli mendon se ka gjetur mjedisin e duhur. Gjatë gjashtë muajve të fundit, që ka luajtur me Reims, ai ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë më shumë asiste. Reims e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tetë të Ligue 1. 

“U nisa për një fillim të mbarë në Francë dhe pata rastin ta tregoj veten. E fillova mirë dhe kjo më rriti vetëbesimin”, - shton Zeneli.

Sidoqoftë, Reims i ka nisur përgatitjet parasezonale pa Zenelin. Në një ndeshje ndërkombëtare kundër Malit të Zi, në fushën e këtij të fundit, si pjesë e Kosovës, në qershor, ai u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë, pas një lëndimi frikësues në gju.

“M’u duk pak e çuditshme ajo që ndodhi. Lëndimi ishte vërtet i frikshëm”, - kujton sulmuesi. Disa javë më vonë, ai iu nënshtrua një operacioni dhe Zeneli do të qëndrojë larg fushave të blerta për tetë muaj.

“Do të jetë një periudhë e vështirë. Një futbollist e ka lidhur gjithçka me këtë sport. Dua ta kaloj gjithë kohën që mundem në një fushë futbolli dhe të bëj atë që dua. Por, ky është futbolli, të rezervon edhe situata të tilla të pakëndshme”, - nënvizon Zeneli.  

“Operacioni shkoi mirë, falë mbështetjes së të gjithëve dhe përkushtimit tim do të kthehem më i fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rikuperohet", - shkroi ai në një postim në Instagram, pas operacionit.

Në vitin 2016, Zeneli njoftoi se do të ndryshonte fanellën e skuadrës kombëtare. Do të linte të verdhën e Suedisë për ta gjetur atë, bashkë me blunë, te kombëtarja kosovare. “Nuk jam penduar asnjë sekondë për këtë vendim, zgjodha me zemër. Në Kosovë ndihem i vlerësuar dhe jam krenar që jam në gjendje ta vesh atë fanellë”, - shton ai.
Kosova është një kombëtare relativisht e re. Herën e parë kur “Dardanët” luajtën ndeshje garuese ishte në kualifikueset e Kupës së Botës 2018. Për Kampionatin Europian 2020, Kosova ende ka shanse të mira për t’u kualifikuar. 
Në ekipin kombëtar kosovar, Zeneli ka shënuar 7 gola në 17 ndeshje. Ai, gjithashtu, shënoi golin e parë të kësaj kombëtareje në ndeshjet zyrtare. “Ne kemi diçka interesante. Të gjithë janë të uritur dhe duan ta bëjnë maksimumin për njerëzit, që kanë kaluar shumë mjerime dhe luftë. Futbolli do të thotë gjithçka në Kosovë”, - shton sulmuesi. 
Arbër Zeneli u lind dhe u rrit në Suedi, por prindërit e tij janë nga Kosova dhe kanë ikur nga lufta në këtë vend.  “Asnjëherë nuk kam thënë që jam suedez apo kosovar. Unë jam një qytetar suedez. Suedia më kanë dhënë mundësinë, por gjaku im është nga Kosova, - saktëson Zeneli. - Prindërit e mi kanë kaluar shumë për të ardhur në Suedi, për të më krijuar mua dhe motrave një të ardhme të mirë. Gjithmonë do t’iu jem mirënjohës për këtë”.
Ai përfaqësoi ekipet kombëtare U-17, U-19 dhe U-21 të Suedisë. Në vitin 2015 ishte, gjithashtu, në ekipin kombëtar U-21, që mori medaljen e artë europiane në Republikën Çeke. Në atë turne, megjithatë, Zeneli nuk pati fitoi minuta aktivizim, por ishte më i riu i ekipit dhe mund të priste. Vitet kaluan dhe Zeneli ia doli më së miri te Hereenveen. Ai ishte një nga të paktët, që mori kohë të rregullt aktivizimi në klub. Në të njëjtën kohë, aktivizimi me ekipin kombëtar dështoi. Suedia e la mënjanë Zenelin, që u lodh nga pritja.  

“Asnjëherë nuk e kam marrë shansin tim, thjesht kam dashur të luaj futboll. Sikur të më lejohej të luaja për Suedinë, nuk do të kasha shkuar te Kosova. Do të kisha zgjedhur Suedinë. Kam luajtur në Kombëtaren e Suedisë që nga U-15, ndaj atë fanellë thjesht nuk mund ta harroj. Megjithatë, duhej të merrja një vendim për karrierën time. 
A ka pasur ndonjë reagim, kur ndërrova ekipin kombëtar?

Njerëzit thanë se po i ktheja shpinën Suedisë, ata shkruajtën shumë gjëra në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe fjalën “plehrë”. Nuk mendoj se është një sjellje e mirë, por sinqerisht nuk më intereson. Në fund të fundit, kam pranë familjen dhe miqtë e mi më të ngushtë.
Çfarë mendoj, kur e shikoj sot kombëtaren e Suedisë? Unë e ndjek atë, kam shokë skuadre nga U-21 atje.

Edhe për këtë e ndjek Suedinë. I uroj të gjitha të mirat dhe nuk e urrej. Në një farë mënyre, unë dëshiroja të kisha luajtur në ekipin kombëtar suedez, por tani është ashtu siç është. Tani luaj për Kosovë dhe jam krenar. Ata kanë zgjedhur drejtimin e tyre, ndërsa unë timin”. 
Marrë nga “expreseen.se”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat