Çfarë po ndodh me Neymar?

Futboll

Çfarë po ndodh me Neymar?

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:06
Çfarë po ndodh me Neymar?

Neymar ka vendosur të mos luajë asnjë ndeshje për skuadrën e PSG-së. Gazeta katalanase "Sport" ka konfirmuar se tashmë Neymar i ka shpallur luftë PSG-së dhe nuk dëshiron as të flas më me ta.

Braziliani dëshiron të largohet nga Parisi duke kërkuar rikthimin te Barcelona me çdo kusht.

PSG sot në orën 13:30 me kohën tonë luan në Kinë, kundër Rennes për Superkupën franceze, por braziliani nuk do të jetë në skuadër.

Ai stërviti me shokët e tij të ekipit dje, ishte me disponim të mirë, duke buzëqeshur, dhe më vonë firmosi autografe për tifozët vendas.
Por me drejtorin sportiv Leonard nuk kishte disponim të mirë. 

Ai refuzonte të fliste me të, derisa shokëve të skuadrës sipas "Sport" tashmë u ka thënë se ndarja është e pashmangshm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat