Pogba mungon në sfidën ndaj Milanit

Futboll

Pogba mungon në sfidën ndaj Milanit

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:41
Pogba mungon në sfidën ndaj Milanit

Paul Pogba do të mungojë në ndeshjen që Manchester United do ta zhvillojë sot kundër Milanit.

Sipas klubit, francezi do të mungojë si pasojë e një problemi fizik, por shumë persona nuk po ju besojnë drejtuesve të klubit.

Daily Mail raporton se nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë lëndim, por sipas tyre mesfushori ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën dhe nuk është paraqitur fare në aeroport pa ndonjë paralajmërim.

Krejt kjo sipas tyre lidhet ngushtë me dëshirën e lojtarit për tu bashkuar me Realin, ku edhe ceket se pikërisht Pogba është duke vepruar në këtë mënyrë për të ua bërë të ditur drejtuesve dëshirën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat