Bashkojuni Ademit, mos t’ju fryjë prapanica!  

Futboll

Bashkojuni Ademit, mos t’ju fryjë prapanica!  

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2019 Në ora: 12:52
Bashkojeni Ademit, mos t’ju frynë prapanica!  

Është koha që të gjitha institucionet sportive të rreshtohen në një vijë dhe të reagojnë zëshëm në mekanizmat ndërkombëtare sportive për garat ilegale të Serbisë që zhvillohen në territorin e Republikës së Kosovës.

Në muajit e fundit, Federata e Futbollit e Kosovës, me presidentin Agim Ademi, angazhohen me të gjitha forcat që t’i ndalojnë garat e klubeve serbe në kuadër të Serbisë.

Së fundi, Ademi i ka shkruar letër UEFA-së dhe FIFA-së, e ka njoftuar se në një pjesë të Mitrovicës vepron edhe Trepça fantome dhe garon në lig[n e tretë në kuadër të Serbisë.

Prandaj, është mirë që nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sportit e Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës, Federata e Volejbollit e Kosovës dhe të gjitha federatat tjera, të jenë unike, që të reagojnë ashpër dhe të kërkojnë edhe nga mekanizmat përkatës shtetëror, qoftë nevoja që të dërgojnë edhe forcat policore për t’i ndalur garat ilegale në Leshak, Zveçan, Leposaviq, Graçanicë, në një pjesë të Mitrovicës. Asaj federate, që i frynë prapanica, është mirë të deklarohet publikisht se nuk guxojnë as të marrin veprimet ndaj garave ilegale serbe.

Është koha që t’i ndalojmë të gjitha garat ilegale, sepse Kosova është shtet ndërkombëtarisht i njohur, i ka institucionet e veta sportive, e ka të drejtën ligjore që të reagojnë dhe t’i ndërprenë të gjitha aktivitetet ilegale të serbëve në disa pjesë të Kosovës që zhvillojnë me ato nga Serbia, si Çaçaku, Beogradi, Kragujevci, Smederava, Kraleva, Nishi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat