Perin mund të gjejë një tjetër sistemim

Futboll

Perin mund të gjejë një tjetër sistemim

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 13:19
Perin mund të gjejë një tjetër sistemim

Pasi dështoi transferimi te Benfica dhe Aston Villa, Mattia Perin mund të gjejë një tjetër sistemim. Portieri i Juventus, i cili kishte mbyllur gjithcka me portugezët, por nuk kaloi vizitat mjekësore, mund të transferohet në Principatë te skuadra e Monaco.

Francezët janë gati që ta transferojnë 26-vjeçarin në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për 12-15 milionë euro.

Mattia Perin verën e kaluar la Genoan për t’u transferuar te Juventus për 16 milionë euro, por asnjëherë nuk bindi në Torino, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta. Me rikthimin e Buffon hapësirat e tij do të ishin thuajse zero, ndaj klubi kërkon ta sistemojë në një tjetër skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat