Një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur

Futboll

Një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:34
Një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur

Edhe pse flasin të dy të njëjtën gjuhë, mes Neymarit dhe Leonardos është një mur i pakapërcyeshëm. Sulmuesi brazilian nuk ka ndërmend të bëjë qoftë një centimtër pas në qëndrimin e tij për t’u larguar nga Paris Saint Germain. 27-vjeçari nuk ka dashur ta dëgjojë sugjerimin e drejtorit sportiv për të qëndruar edhe një vit tjetër nën urdhrat e Thomas Tuchel. Dy vite pas largimit nga Barcelona, sulmuesi dëshiron me çdo kusht rikthimin te kampionët e Spanjës.

I pranishëm në Kinë për finalen e Superkupës së Francës (nuk ishte as në stolin e rezervave), Neymar ka shmangur përshëndetjen me Leonardon,

Sipas medieve katalane, java e ardhshme mund të jetë vendimtare për mbylljen e marrëveshjes për kthimin e O’Ney në “Camp Nou”.

Një marrëveshje shumë e vështirë për t’u arritur, pasi PSG nuk dëshiron të përfshijë në marrëveshje emra të tjerë si Coutinho, Rakitiç apo Dembélé. Një telenovele me një epilog të pasigurt ajo e Neymar, por që gjithsesi do ta ketë një rezultat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat