Kukësi me stadium të ri

Futboll

Kukësi me stadium të ri

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:43
Kukësi me stadium të ri

Ditën e hënë, do të nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit.

Stadiumi i ri pritet të përfundojë brenda një viti , dhe sezonin e ri klubi verilindor mund t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi. Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 8 mijë vendesh, dhe ndërtimi i tij do të kushtojë 5 milionë euro, të cilat do të financohen nga Qeveria shqiptare dhe FSHF-ja.

Këtë e njofton vetë Kukësi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Njoftim i Klubit! Ditën e hënë, me datë 5 gusht 2019 ora 10:00, nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Kukësit. Kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici do të inagurojë fillimin e ndërtimit të impiantit të ri sportiv, fusha e të cilit do të jetë me bar natyral, standarde europiane si dhe kapacitet deri në 8 mijë shikues, duke plotësuar kështu elementët për të zhvilluar në këtë stadium ndeshjet ndërkombëtare.

Një fond prej 5 milionë eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti. Ftojmë Median, ish-sportistë, tifozët dhe dashamirësit e Fk Kukësit që të marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të kësaj vepre mjaft të rëndësishme sportive!

Klubi ynë e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozerisë është më rezultative. Parashikohet që të punohet me ritme të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij. Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë.”, shkruan ekipi verilindor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat