Celina e fillon me fitore në Angli

Futboll

Celina e fillon me fitore në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:55
Celina e fillon me fitore në Angli

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, e fillon mbarë edicionin e ri në Championship (liga e dytë angleze) në futboll. Ai me ekipin e Swansea si vendas e mposhtën me rezultat minimal 2:1 Hull Cityn.

Celina luajti i plotë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 10-të. 

Për Swansean shënuan Baston (48') e van der Horn (49') dhe për Hull Cityn Grosicki (3').

Celina tregoi lojë mjaft të mirë dhe me ekipin e tij startuan me fitore, duke konfirmuar se do të luftojnë për kreun e tabelës, që të rikthehen në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat