Klubi italian i habit të gjithë

Futboll

Klubi italian i habit të gjithë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 18:58
Shon

Xhenoa ka arritur marrëveshjen me Ajaksin, për transferimin e Las Shon, në Itali.

Klubi italian ka bërë një goditje të madhe këtë merkato, pasi ka transferuar mesfushorin danez për 3 milionë euro. Shon ka arritur marrëveshjen me Xhenoan, dhe do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me 1.5 milionë euro në sezon.
33-vjeçari zhvilloi një sezon shumë të mirë me holandezët ne Ligën e Kampionëve, teksa arritën deri në gjysmë-finale, ku u eliminuan nga Totenhemi. Mesfushori ishte një nga më të mirët në ndeshjen kundër Realit, ku arriti të shënojë edhe një gol, në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.BFB

Pas 7 sezonesh me Ajaksin, tani Shon do të nisë një aventurë të re me ekipin italian, që gjithashtu është pranë një goditje tjetër në mesfushë, me Rikardo Saponarën, që është shumë pranë transferimit në “Luigi Ferraris”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat