Arsenali nuk ndalet

Futboll

Arsenali nuk ndalet

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:33
Arsenali nuk ndalet

Pas transferimit të Nikolas Pepe, Arsenali duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë fund të merkatos.

Sipas mediave angleze “Topçinjtë”,  po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për transferimin e Filipe Kutnjo në Angli. Drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar Barcelonën, për huazimin e brazilianit në ekipin e Unai Emeri.

Anglezët dëshirojnë të kenë një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm, dhe po punojnë të marrin emra të mëdhenj në skuadër.

Afrimi i Kutinjos do të ishte një përforcim shumë i mirë për Arsenalin, të cilët shpresojnë që të arrijnë të paktën kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Pas transferimit të Grizman tek Barcelona, mundësitë për tu aktivizuar 27-vjeçari janë të pakta, dhe një kalim në Premier Ligë, do të ishte shumë i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat